Balla: Damian Gjiknuri, bashkëkryetar nga mazhoranca në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha në një komunikim për mediat se komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të ngrihet sa më parë dhe se Partia Socialiste është në pritje që të dorëzimit të propozimeve nga PD.

Ndërkohë Balla bëri me dije se Damian Gjiknuri do të propozohet nga PS si bashkëkryetar i këtij komisioni.

Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm.

Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit. Në këtë dispozitë të përcaktuar nga rregullorja, të jeni të sigurt se zonja Nikolla është mbi palët dhe do të respektojë rregulloren. Ju jeni vënë në dijeni. Do të kemi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit dhe ligjeve. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesi historik, siç është sistemi i vettingut”, tha Balla.

SHKARKO APP