Balla: Dekriminalizimi, aktet nënligjore gati brenda marsit

Hartimi i akteve nënligjore në funksion të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit pritet të përfundoje brenda muajit mars.

Kështu deklaroi sot për mediat deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas një takimi që pati me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Kemi filluar një punë intensive dhe konsultime me ekspertë që e njohin mirë procesin e kontrollit dhe të vlerësimit. Do të bëhen gati draftet pastaj do të kalohen në procedurën parlamentare me qëllim që brenda muajit shkurt, mes i marsit, t’i kemi gati dhe t’i miratojmë në Kuvend. Kjo, pasi procesi shumë i rëndësishëm i integritetit të personave që synojnë të sillen apo të mbajnë një pozicion publik, pritet të japë rezultatet e pritura nga i gjithë publiku”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji në fjalë synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?