Balla: Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.

Sipas Ballës, Policia duhet t’i përgjigjet kërkesavë të publikut si dhe duhet të jetë institucioni më i besuar në vend.

‘Do ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak kohë në konsultim publik. Ligji i ri për Policinë e Shtetit do garantojë meritokracinë. Do ketë një Kod të ri etike për punonjësit e Policisë së Shtetit. Ligji i ri i Policisë Shtetit duhet t’i japë rëndësi meritokracisë. Duhet t’i garantojmë që çdo punonjësi të ndershëm të policisë së Shtetit të bëjë karrierë. Ka patur një bllokim të karrierës në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një punë intensive të përditshme do të kemi shumë shpejt një draft që do të bëhet publik, ku edhe ju dhe opinioni publik do të njoftoheni. Ligji i ri i policisë së shtetit i është referuar eksperiencave më të mira ta shndërrojmë policinë e shtetit si institucionin më të besuar në vend. Është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për ta bërë gati për t’ju nënshtruar konsultimeve publike.’- tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?