Balla: Dosja e 21 Janarit të transferohet në SPAK. Ka një provë të re dhe është e rëndë

Kreut i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, thotë se prova e re audio që ka dalë, provon se komandanti i Gardës ka urdhëruar vrasjet e 21 Janarit, si edhe shtoi se kjo gjë mjafton që dosja të transferohet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Kurrë nuk kemi marrë asnjë përgjigje si palë akuzuese apo e dëmtuar për 21 Janarin. Dosja penale për 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave janë një nga turpet më të mëdha në atë që quhej drejtësi në këtë vend, deri pak vite më parë.

Edhe pse u vërtetua se bereta e Gardës së Republikës ka qëlluar, vrasja e Faik Myrtajt u konsiderua pa autor. Duke qenë forcë qeverisëse, jemi përpjekur të ruajmë kufirin e pavarësisë së pushteteve, edhe pse me pushtetin gjyqësor në këtë vend janë bërë shpërdorime ulëritëse të detyrës. Jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtësi”, tha Balla.

SHKARKO APP