Balla falenderon kryebashkiakun në ikje Shefki Çota: Dorëzimi model i detyrës , një leksion demokracie

Kryetari në ikje i Bashkisë së Librazhdit Shefki Çota ka dëshmuar qytetari në dorëzimin e shiritit kryetarit të ri të bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.
 
Çota e ka pritur në zyrë kryebashkiakun e ri duke e uruar për detyrën. Në aktivitetin e zhvilluar  për konstituimin e Këshillit Bashkiak, Gurra ka bërë edhe betimin si kryebashkiak i Librazhdit për katër vitet e ardhshme.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
 
Në fjalën e tij Balla pasi i uroi suksese të gjithë anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Librazhd u shpreh: “Kryetari i ri i Bashkisë, Kastriot Gurra po merr një detyrë të vështirë dhe unë jam shumë i sigurtë se ai do të punojë në partneritet me Këshillin dhe qytetarët. Gjithashtu dua të falenderoj z. Shefki Çota që bëri këtë dorëzim model të detyrës, duke dëshmuar se Librazhdi ka një popull qytetar, i cili përmes të zgjedhurve të vet dha edhe sot një leksion demokracie”.
Ndërsa kryebashkiaku Gurra në fjalën e tij u shpreh se me mbështetjen e qeverisë do t’ia dalë të realizojë premtimet e bëra në fushatë
“Unë jam i ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe sfidat që kemi përpara, por më lejoni të besoj edhe në emrin tuaj se me punën tonë dhe me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe deputetit Balla ne do ja dalim të bëjmë realitet vullnetin e zgjedhësve të Librazhdit, të shprehur shumë qartë në 21 qershor për ta zhvilluar bashkinë tone, ku kemi vendosur të jetojmë dhe të rrisim femijet tane” , deklaroi Gurra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?