Balla flet për 2 reformat që do diskutohen me opozitën: Nuk ka pasur negociata për këto çështje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për dy reformat që priten të diskutohen me opozitën, ajo territoriale dhe zgjedhore.

Për Reformën Territoriale, u shpreh se po propozohen 8 anëtarët, ndërsa për reformën Zgjedhore theksoi se duhet diskutuar me Komisionin e Posaçëm.

PS do të ketë tetë anëtar në secilën prej komisioneve. Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Damian Gjiknuri nga PS. Sot kam diskutuar me anëtarët e grupit për përbërjen e komisionit territorial, për ngritjen e këtij komisioni. Ajo që dua të them është që të propozojmë qoftë bashkëkryetarin, qoftë kryetarin tjetër për të filluar punën. Mandati do të jetë 6 mujor dhe besoj se janë të mjaftueshme për të gjitha propozimet. Demokracia është sistemi ku duhet të biem dakord, nëse nuk biem dakord ju e dini zgjidhjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka pasur negociata për këto çështje. Është ndërgjegjësimi edhe i deputetëve dhe i grupit parlamentar të grupit më të madh të opozitës. Ne menduam t’i mbështesim. Unë nuk dua të flas më fare për këtë çështje se është një kompetencë që i takon Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Të gjitha çështjet ti drejtohen Komisionit të Posaçëm se ka marrë detyrën për të marrë të gjitha propozimet. Ky 6 mujor të përdoret në funksion të të gjithë rekomandimeve të raporteve të OSBE ODIHRIT qoftë për zgjedhjet e 25 prillit apo për zgjedhje të tjera dhe në këtë këndvështrim, gjithmonë e kam thënë që komisioni të përmbledhë dhe ndryshime që kanë të bëjnë me legjislacionin për ligjin për parti politike dhe financimin e partive politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një prej rasteve është i një financimi të dyshimtë të PD dhe Bashës që kanë marrë për një proces lobimi që mesa di është ende në hetim dhe duhet të hetohet çdo rast i dyshimtë që partitë politike marrin financime të dyshimta. Në një vend tjetër ka filluar hetimi për këtë lloj financimi. Sugjerimi do të ishte që kushdo që ka sugjerime për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor, për fushatat elektorale, të shkojnë tek Komisioni i Posaçëm dhe besoj që ka mjaft material. Pyetjes tuaj nuk do i përgjigjem sepse në asnjë rast, të gjithë çështjet do ia lëmë Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?