Balla: Fund i pandëshkueshmërisë! Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve në kërkim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pasi Interpol Tirana ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia.

FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Dy persona të tjerë janë gjetur nga Interpol Tirana dhe agjencitë partnere dhe do t’i nënshtrohen ekstradimit. Të tjera operacione janë duke u zhvilluar, në bashkëpunim edhe me partnerët, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para drejtësisë të shtetasve që janë shqetësim dhe rrezik për komunitetin ku jetojnë“, shkruan Balla në reagimin e tij.

SHKARKO APP