Balla: Grupi i PS mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare. “Ok” për hapje listash

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se mazhoranca mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare për Reformën Zgjedhore.

Në një komunikim për media, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, numri dy i PS tha se grupi socialist mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare.

“Nga ana e opozitës parlametnare është ndërmarrë një iniciativë, që është në konformitet të plotë. Sot në Komisionin e Ligjeve është bërë diskutimi në parim dhe them që pozicioni zyrtar i grupit të PS është që ne jemi dakord në parim me 3 ndryshimet e propozuara, për të garantuar lehtësi në procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë. Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë, kryetarin e partisë, por duan dhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listë. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Vlerësojmë se ky është një hap demokratizimi. Mendoj se PS gjithmonë ka qenë refleksion e asaj që do shumica e shqiptarëve. Në këtë këndvështrim ne mbështesim një hapje të listave”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?