Balla i kujtoi Kodin Penal opozitës, Bardhi: Nuk na tremb, as na intimidon

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat u shpreh se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament, ashtu si javët e kaluara.

Lidhur me reagimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili iu kujtoi Kodin Penal deputetëve të opozitës, dhe i bëri thirrje prokurorisë që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë dhe as deputetët nuk mund t’i shmangen, Bardhi tha se këto deklarata nuk e trembin opozitën dhe as e intimidojnë.

“Janë shenja të një regjimi që po i bën shërbimit më të keq besimit të qytetarëve. Është e papranueshme që ministri i Brendshëm të japë udhëzime se çfarë duhet të një institucionet e drejtësisë. Ato institucione nuk janë në vartësi të Tualant Ballës. Do të ishte e papranueshme për një shtet ligjor që prokurorët t’i vërsulen opozitës se kërkojmë të drejtat tonë. Nuk na trembin dhe as na intimidojmë. Unë di që në radhët e drejtësisë ka prokurorë të ndershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur mbyllet çdo rrugë institucionale, pa diskutim që ka dhe do ketë nevojë për mbështetje dhe protestë të qytetarëve. Protestat në Parlament nuk i bëjmë për veten tonë. Besoj se çdo qytetar e ka për detyrë që të reagojë. Jemi para një regjimi në të gjitha tiparet e tij.”, u shpreh Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?