Balla ironizon opozitën: Ikni se duhet të mblidhni njerëz për protestën e 3 marsit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi në seancën e sotme plenare skandalin ”McGonigal”, ku që në hyrje të fjalimit të tij ironizoi opozitën për protestën e 3 marsit.

Pasi disa nga deputetët nisën të largohen, Balla i ironizoi duke thënë se duhet të ikin për të mbledhur njerëz për protestën, ndërsa u shpreh se më 14 maj i pret një rezultat që se kanë parë kurrë.

“Ç’u fry mali edhe polli një mi kjo ishte se e shoh interesin tuaj, ikni tani, ik Boçi se duhet të sjellësh njerëz, 37 protestues nga Elbasani, çështja McGonigal nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, dosja hetimore që ka shkuar në gjyq ka ngritur vetëm një akuzë për një person. Këtu mbyllet kjo çështje edhet pse unë e di që këta që zbrazën sallën e pollën këtë çështje dhe e frynë sapo në Shqipëri u publikua për herë të parë një audioregjistrim që zbardh të gjithë kronologjinë e urdhër dhënies për masakrën shtetërore të 21 janarit, nuk e kam bërë kurrë diçka që e bëni ju dhe do vendos për publikun gjithë këtë material nga një gazetar investigativ dhe uroj dhe shpresoj dhe i bëj thirrje prokurorisë që këtë çështje ta hetojë. Vini nuk vini ju më 14 maj ju pret një rezultat që se keni parë kurrë”, tha Balla.

SHKARKO APP