Balla jep detaje nga operacioni “Tempulli”: Asnjë dekonspirim, u sekuestruan drogë dhe armë pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 2” ku janë goditur grupe të shpërndarjes së drogës.

Dua të përgëzoj policinë që nën koordinimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Departamentit kundër krimit, kemi arritur të realizojmë Tempullin 2, që ka disa suksese.

Dua të nënvizoj që ka qenë operacion në shkallë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksesi i parë lidhet me mosrrjedhjen e informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit nga prokuroria janë zbatuar me sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruar është e konsiderueshme, siç është edhe numri i armëve pa leje”, tha Balla mes te tjerash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?