Balla kundërshton Bashën: Buxheti është dyfishuar në krahasim me 2013-ën

Lulzim Basha nga seanca e sotme në Kuvend, tha se Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013. Por kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kundërshtoi kreun e PD-së. Sipas tij, buxheti është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, ku nga 3.35 miliardë dollarë ka kapur shifrën 6.37 miliardë dollarë.

”Një gjë është domethënëse, kur Basha edhe ai kolegu që dikur ulej këtu dhe e ka vendin në fund të sallës ishin në qeveri, buxheti ishte 3.35 mld dollarë, flas për vitin 2013, sot Shqipëria bëhet gati të miratojë 6.37 mld dollarë, dy herë më shumë se sa buxheti që miratua nëe qeverinë e fundit.

Buxheti më i madh i historisë, në një kohën kaq të shkurtër. Ku shtrohet argumenti që kjo qeveri s’paska bërë? Shifrat janë kokëforte. Kemi kohë sot e pas një jave për të diskutuar për buxhetin e shtetit. Keni të gjithë të drejtën të ankoheni, por shqiptarët e dinë që ky është buxheti më i madh, që stabilizon rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Ta dish ti Basha dhe gjithë ju të tjerët dhe ky buxhet ka në fokus qytetarët. Ju s’jeni më as e djathtë as e majtë, kur ta gjeni rrugën na thoni, bëhuni gati për 2019 se 2025 iku që iku”.

SHKARKO APP