Balla lë porosi për policinë, “gjueti” për armëmbajtjen pa leje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka cilësuar “karshillëk” të hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Në një postim në “Facebook, Balla ka ndarë një video nga aksione të policisë dhe thotë se do të ngrihet niveli i kontrolleve për këtë vepër penale.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?