Balla: Lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së drogës po merr mbështetje të madhe nga publiku

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me një operacion në Shkodër kundër shpërndarjes së drogës pranë shkollave.

Balla thekson se lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku, duke shtuar besimin tek Policia e Shtetit.

“🇦🇱 Përgëzime Policisë së Shtetit👮👮‍♂️Shkodër për operacionet kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave #paketaesigurisënëshkolla dhe kundër fenomenit të kultivimit, ku janë sekuestruar gjatë ditëve të fundit disa sasi fara kanabisi. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku, duke shtuar besimin tek Policia e Shtetit.”, thuhet në reagimin e Ballës.

SHKARKO APP