Balla me Drejtorin e Policisë së Spanjës: Grupe të përbashkëta me INTERPOL dhe EUROPOL

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Spanjës, ku diskutoi çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Gjatë takimit, ministri Balla vlerësoi mbështetjen e dhënë nga pala spanjolle për Policinë e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, sidomos sa u përket trajnimeve për luftën ndaj veprave penale të pastrimit të parave dhe për rikuperimin e aseteve të krimit. Policia e Shtetit ka qenë një ndër përfitueset e projektit të drejtuar nga ekspertët spanjolle për “luftën kundër krimit të organizuar përmes hetimit financiar. Pala spanjolle ka drejtuar punën edhe për hartimin e një manuali për zbulimin e pastrimit të parave dhe rikuperimin e aseteve kriminale.

Ministri Balla ka vlerësuar operacionet e përbashkëta të zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Spanjolle, në këtë kuadër edhe operacionin “Anti-skifter”, i cili ka shënuar rezultate mjaft të mira.

Balla kërkoi që bashkëpunimi mes dy agjencive të rritet e thellohet më tej, duke ngritur grupe të përbashkëta hetimore për goditjen e aktiviteteve kriminale, në bashkëpunim edhe me INTERPOL dhe EUROPOL.

SHKARKO APP