Balla nga Berati: Problem dhuna në rrjetet sociale, duhet ta konsolidojmë Paketën e Sigurisë në shkolla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Arristike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura.

Balla theksoi se paketa e sigurisë në shkolla, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm i punës së Policisë së Shtetit dhe që ka nevojë të konsolidohet më tej, duke përfshirë edhe problematikat e dala nga fenomeni i krimit online, që po shfaqet përmes formash nga më të ndryshmet.

“Paketën e sigurisë në shkolla duhet ta konsolidojmë sepse gjithmonë dalin gjëra të reja. Kur e filluam paketën, nuk e kishim menduar që një prej shqetësimeve janë krimet kibernetike, apo online, të cilat janë shqetësim edhe për familjet, mësuesit etj.”,  tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?