Balla: Bashkëpunëtorët e Sigurimit hedhin baltë mbi Genta Sulën

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla përdori foltoren e Kuvendit për të thënë se ata që sulmojnë kryetaren dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë të njëjtët që i kanë miratuar dhe i kanë votuar më parë.

”Ngritja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbim terrori, kërkon reflektim serioz dhe urgjent. Ashtu sikurse kërkon një reflektim serioz, që një sekretar partie i shpallur non-grata e përdhos këtë Kuvend me gjuhën e tij. Këto ndryshime miratohen pa debat. Shikoni sa e tmerrshme. Dhe ju keni votuar anëtarët e AIDSKSH.

Një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, hedhin baltë mbi anëtarët e dosjeve. Kanë sjellë thjesht alarmin në Kuvendin e Shqipërisë. Kanë hedhur alarmin. Unë dhe zoti Meta e kemi propozuar dhe votuar sëbashku Genta Sulën si kryetare autoriteti. Pak javë më parë e kemi zgjedhur me konsensus në krye të AIDSKSH.

Tani na doli që zonja Sula patronazhiste, sepse bën detyrën e saj shtetërore me integritet dhe kurajo. Na dolën patronazhist dhe dy zotërinj të nderuar. Kërkon që autoriteti i Dosjeve të rishikojë certifikatën e pastërtisë që ka hyrë në parti me përgjues në trup”.

SHKARKO APP