Balla nis betejën me krimin dhe bandat/ Ministri i Brendshëm: Luftë sistematike në të gjithë vendin
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nisur betejën me luftën kundër drogës. Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të policisë së Elbasanit nga operacioni “Rrjeti”, që deri më tani ka çuar pas hekurave 54 persona.
“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar ‘Rrjeti’. Pres më shumë goditje si kjo”, shkruan Balla.
Dy pjesëtarë të tjerë të akuzuar si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave u vunë në pranga sot.
KOHA JONË SONDAZH

