Balla: Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizon Presidentin Bujar Nishani për qëndrimin e tij ndaj poetit Visar Zhiti, duke e akuzuar se është presidenti i Sali Berishës dhe jo i shtetit shqiptar.
Deputeti i PS-së, Balla, nëpërmjet një postimi sot në rrjetin social Facebook, që në fillim etiketon presidentin, duke u shprehur: “Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin. Kur të gjithë prisnim që Presidenti i Republikës të ishte në krahun e Visar Zhitit, Nishani shpërdoroi edhe vetë gjuhën shqipe perveç kandidatures se Visar Zhitit. U hodh papritur në një sulm të paprincipte ndaj kryeministrit, duke aluduar edhe për sigurimsa në ketë vendimmarrje. Sa turp!”.
“Kaq shumë e teproi Nishani, sa e quajti kandidimin e Visar Zhitit provokim. Po pse dreqin u provokua ky president që futi gjuhën e rrugës në Presidencë? Asnjë President deri me sot, as vetë Saliu, nuk ka folur siç po flet Nishani me një fjalor prej karrocieri me faqoren e rakise në dorë. U provokua medemek se në kandiduam Visarin që ai të mos e miratonte! Po çfarë do fitonim ne nga ky provokim, por që ne fakt është vetem një budallallëk tipik vetëm për mendjen e Bujarit? Ndoshta sipas Bujarit kemi dashur të vendosim në pozitë të vështirë para opinionit Presidentin. Por, a ka President në pozitë më të vështire se ky në syte e opinionit?”, shprehet Balla.
Po ashtu, deputeti Balla pohon se “Andej duhet t’i bindet Saliut dhe duhet t’i bashkohet fushatës së tritolit, duke hedhur në ere ambasadorët për të ndihmuar në klimën e konfliktit artificial. Këndej duhet të ndryshojë edhe look-un, që ta harrojne se kush ka qenë në fakt ky ushtar i Saliut që mbronte me trup bustin e Enverit në demostratat pro-enveriste në Shkollen e Bashkuar. Kujt i duhet më shumë se kaq për ta parë Bujarin ashtu siç është, Nishani i Saliut mbi Visar Zhitin! Kjo është edhe me keq se ridenim! Kjo është pengmarrje e Visarit për llogari të Saliut nga ushtari i tij, Bujar Nishani!”.