Balla: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi krijimine një koalicioni kombëtar për të fituar betejën kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek nxënësit e të rinjtë.
Nga një takim me nxënës e mësues të shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan, ministri Balla tha se nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve.
“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët. Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t’i luftojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, tha Balla.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri Balla u shpreh se do të bëjë ç’është e mundur që të mos lejojë askënd të bëj biznes me shëndetin nxënësve.
KOHA JONË SONDAZH

