Balla: Nuk ka asnjë lloj pazari për Vetting-un. Të gatshëm të diskutojmë çdo çështje që propozon opozita
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka kërkuar që procesi i vettingut të mos politizohet sepse ka ecur mjaft mirë.
Në deklaratën për mediat, tha se amendamenti kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të përkohshëm të Kualifikimit është procedurë teknike që mund të zgjasë 45-60 ditë.
Nga ana tjetër, Balla u është përgjigjur akuzave të Oerd Bylykbashit për “pazarin” PD-PS duke thënë se nuk ekziston një gjë e tillë dhe janë të gatshëm për të diskutuar çdo çështje që propozohet nga opozita.
“Dua t’ju garantoj se nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të veçantë kur secili prej deputetëve duhet të marrë rëndësinë që i takon. Për çështjet e tjera do të shprehin gatishmërinë tonë për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që vjen nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë“, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

