Balla paralajmëron policët për celularët: Do kontrolloheni sipas sistemit anglez

”Kujdes me telefonat”, është mesazhi ndër rreshta që ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka dërguar këtë të hënë efektivëve që shërbejnë në Policinë e Shtetit.

Mesazhi vjen nga Londra, ku Balla ka takuar drejtuesit e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), prej të cilëve thotë se Shqipëria do të marr modelet më të mira për të realizuar vettingun në polici dhe kontrollin e komunikimeve telefonike të efektivëve.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet ligjzbatuese britanike, e natyrshëm disa prej çështjeve që diskutuam për të marrë eksperiencën britanike, në atë që e kam quajtur vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga elementët që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ky është një proces që vijon prej shumë kohësh edhe në Policinë Britanike, sikurse dhe procesi i Vetting-ut. Shkëmbimi i eksperiencave është i domosdoshëm. Do të marrim prej tyre modele, sesi ata kanë përqasuar kontrollin e komunikimeve telefonike të oficerëve të Policisë. Këtu në Britaninë e Madhe punonjësit e Policisë nuk mund të përdorin telefona veç atyre që u jepen nga vetë institucioni”, shprehet Balla.

SHKARKO APP