Balla: PD kundër votës së emigrantëve humbësit do e kontestojnë nr. elektronik

Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste dhe njëherësh bashkëkryetar në komisionin për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla ka deklaruar se Partia Demokratike është kundër votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa përsa i përket kërkesës së opozitës për numërim elektronik, ai u shpreh se në Shqipëri pala humbëse do të kërkojë sërish numërim manual edhe nëse miratohet sistemi i ri i numërimit.

Balla është ndalur edhe te procesi i financimit të partive politike duke kërkuar transparencë, jo vetëm brenda partive politike.

“Procesi i financimit të partive duhet të jetë shumë transparent dhe adoptuar, jo vetëm brenda partive, por edhe KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria nuk duhet të bëjë përjashtim nga financimi qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë nga sponsorat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e financimit nga sponsorët duhet të jetë me emrat konkretë.

Partia Demokratike ka na kundërshtuar për votën e emigrantëve, por ne nuk heqim dorë, se kur do të realizohet nuk dihet.

Në fund të vitit duhet kemi Kod të ri Zgjedhor, ndërsa korrektimi i sistemit elektoral është një vendimmarrje politike.

Ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje kushtetuese, nëse do ishte me korrektim kombëtar.

Personalisht mendoj se nuk duhet ndryshuar, pasi ka funksionuar në dy palë zgjedhjet e fundit.

Përsa i përket numërimit elektronik, nuk shkoi ashtu sikur duhej në zgjedhjet e tjera.

Në Shqipëri edhe pasi të numërohen votat elektronikisht, pala humbëse do të kërkojë numërim manua” tha ai.

Balla e ka cilësuar si të pafalshëm vendimin e Presidentit për të dekretuar ligjin e Vettingut në heshtje.

Përsa i përket negociatave për reformën në drejtësi, deputeti i PS, u shpreh se po presim, por mazhoranca i ka votat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?