Balla për Berishën: I lumtur që nuk e dogji mandatin, se do i jepnim pension pleqërie
Ai është njeriu që e tërbon më shumë se kushdo Berishën. Dhe, Taulant Balla nuk mund të mos e bënte një thumbim për të, me rastin e kthimit të Berishës në Kuvend.
“Jam shumë i lumtur që Berisha u kthye në Parlament, se do i digjej mandati dhe më pas do krijonim një komision të veçantë për dhënien e një pensioni që të kalonte një pleqëri të mbarë. Kur ishin në fushatë, premtuam se do të sillnim rilindjen e Shqipërisë, por më tepër më vjen mirë që kemi kontribuar në rilindjen e Partisë Demokratike.
Ndihem mirë që deputetët e PD-së u çliruan nga makthi i humbjes së mandatit”, tha Balla.