Balla për zjarret në Vlorë: Vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e të gjitha vatrave
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur punën e forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në Porto Palermo.
“Faleminderit forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eleminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

