Balla: Presim 40 për qind më shumë turistë se në 2023

Ministri i brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se ka nisur zbatimi i planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë turistik.

Ai ka bërë me dije se këtë vit pritet që Shqipëria të vizitohet nga 30-40 për qind më shumë turistë krahasuar me 2023.

Kemi hyrë na fazën intensive të sezonit turistik veror. Përveç mbërritjen në Rinas apo pikat kufitare, edhe në rrugë tregohet një prezencë e turistëve, të cilët hyjnë në territor kryesisht me makinat e tyre. Presim një rritje 30-40 për qind të turistëve më shumë se në 2023.
Ministria e Brendshme ka nisur zbatimin e planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë. Në aksion parashikohet të marrin pjesë 1635 punonjës policie. Cilësia e rrugëve sidomos vitet e fundit ka një ndryshim të madh për mirë.
Shqipëria kampione e turizmit në rajon, edhe në fushën e sigurisë”, tha Balla.

 

SHKARKO APP