Balla pret kreun e zyrës së OSBE-së, zbardhet takimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi mjë takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Matteo Mecacci.

Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z. Mecacci mirënjohjen për rolin e ODIHR ndër vite dhe për rekomandimet mbi proceset zgjedhore që mbeten referuese për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Me z. Mecacci diskutuam mbi rolin e Ministrisë së Brendshme dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, thekson ministri Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?