Balla prezanton paketën e re të sigurisë publike në shkolla: Të qetësojmë prindërit dhe gjyshërit

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të ri të mësimit në shkollat publike, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe krybashkiaku Erion Veliaj prezantuan ditën e sotme ‘Paketën e Sigurisë’ në shkolla.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm theksoi se po punohet për Kodin e Ri Rrugor, i cili do të parashikojë uljen e shpejtësisë pranë shkollave. Për çdo shkelje, ai paralajmëroi se mund të ndëshkohet edhe me heqje të patentës, në një të ardhme.

“Do t’i kërkojmë bashkive që të marrin masat e nevojshme për vendosjen e gjithë niveleve të sigurisë, sinjalistikës rrugore, semaforëve të nevojshme, brenda perimetrit të sigurisë. Do të kemi mundësi që në të gjitha rrugët e shkollave të vendosim një cilësi tjetër të kamerave të cilësisë, ku do të përfshihen edhe sensorët.

Do të vendosim aparaturat që të cilat në mënyrë automatike vlerësojnë zhurmën dhe përmes sistemit të kamerave regjistrojnë dhe targën. Ne shumë shpejt do të arrijmë që çdo lloj gjobe, penaliteti, qytetari të njoftohet në celularin e tij, sapo ajo ndodh. Në frymën e Kodit Rrugor, nëse qytetari e shlyen gjobën brenda 15 ditëve do të përfitojë heqjen e gjysmës së gjobës. Na ka rezultuar shumë efektive kjo gjë, nxit qytetarët ta shlyejnë vetë.

Jam shumë i sigurte që edhe opozita do na mbështesë, si do rikthehemi në Kuvend për të bërë edhe ndryshime të tjera të Kodit Rrugor, në mënyrë që çdo shkelje që ndodh pranë rrugicave të shkollës, ne të paktën të dyfishojmë të gjitha penalitete, por mendoj se duhet të shkojmë në heqje patente për këdo që tejkalon shpejtësinë pranë shkollave. Dhe nuk do të ketë asnjë lloj falje”, tha Balla.

SHKARKO APP