Balla pro përjashtimit të deputetëve nga grupi i PD/ Flamur Noka: Mbron pengun, mos u bëj zëdhënës i shoqatës së bravave

Seanca e parë për këtë sesion të ri parlamentar 2022, nisi me debate kjo për shkak të vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD i disa deputetëve.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla u përfshi në debat, duke thënë se është e drejtë e grupeve parlamentare. Deputeti Flamur Noka i është drejtuar Ballës, duke i thënë atij që të mos të bëhet zëdhënës i shoqatës së bravave.

”E kuptoj dashurinë për shoqatën e bravave. Për të kontrolluar pengejet. Nuk mund të pranoni që Balla të flasë në emër të grupit të PD-së. Fyerje më të rëndë nuk ka dhe nuk ka për të patur. A e caktuat ju që Balla do bëhet zëdhënësi i shoqatës së bravave? Nuk e përcaktoni ju dhe Rama demokracinë. Po tregoni se krimi, interesi, bandat dhe pengun po mundoni ta demonstroni çdo ditë, prandaj kujdes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?