Balla: Protesta e PD përfundoi para se të niste

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ironizoi nga salla e Kuvendit protestën e thirrur nga Partia Demokratike para Parlamentit me kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryeparlamentarit.

"Protesta e të enjtes së shkuar ishte më e shkurtra në historinë e protestave, ndërsa kjo e sotmja përfundoi pa nisur mirë.

Unë respektoj cdo protestues, por dy persona nuk kanë moral të jenë pjesë e protestës, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje dua të shpreh shqetësimin e disa familjeve të Tiranës, të cilët nuk mund të conin fëmijët në cerdhe, pasi me urdhër të Lulit, edukatoret e cerdheve janë detyruar të marrin pjesë në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luli nuk ka moral të protestojë pasi përvec akuzave për 230 milionë euro të vjedhura, ka edhe një akuzë tjetër për tradhëti kombëtare.

Saliu dihet që s'ka moral, por ai e mori ndëshkimin politik më 23 Qershor, ndërsa Luli do e marrë më 21 Qershor.

Tani dua t'i them dy fjalë karriges bosh të Sali Berishës, megjithëse ia kam thënë edhe në sy: ai qëndron pas shpërthimeve me tritol, është frymëzuesi e tyre, dhe kjo u tregua qartë dje kur u arrestua grupi në Krujë, ku makina ku u gjet tritoli kishte flamurin e PD", tha Balla nga foltorja e Kuvendit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?