Balla: Protesta e PD-së, asnjë qytetar, por vetëm deputetë e ish-zyrtarë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e ndërmarrë nga të rinjtë e Partisë Demokratike pasditen e some para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“Protestat e Lulit dhe Saliut degjenerojnë në vetëm 98 pjesëmarrës, ndër të cilët 17 janë deputetë, 10 drejtues departamentesh në PD (ndër të cilët spikat super-dhendri), 19 ish-drejtorë dhe 52 punonjës të Bashkise Tiranë. Asnjë qytetar i thjeshtë”, shkruan Balla.

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Balla, e ilustron postimin e tij pasditen e sotme në rrjetin social Facebook me një foto filmuar nga lart, ku duket një numër i vogël protestuesish nga të rinjte e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike ka ripërsëritur sonte protestën para kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas pretendimit të deputetit Tom Doshi ditë më parë për eliminiminin e dy deputeteve të Kuvendit me vrasës me pagesë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?