Balla: Protestë e deputetëve dhe ish-drejtorëve që rritën çmimin e naftës
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës kundër rritjes së çmimit të karburantit duke publikuar në faqen e tij në Facebook një foto të makinave që ndaluan para kryeministrisë në shenjë proteste.
Balla ka shpjeguar në postim se makinat në foto janë të gjitha të deputetëve të Partisë Demokratike, si dhe të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Po ashtu Balla ka akuzuar se pronarët e këtyre mjeteve janë të njëjtët qytetarë që në kohën kur çmimi i karburantit ishte 2000 lekë nuk bënë asgjë por sot që është 1550 lekë ankohen.
"Protesta e qytetarëve apo protesta deputetëve, ish-deputetëve, ish-drejtorëve dhe drejtorëve të Lulit.
Shikoni këto pak makina të ndaluara para Kryeministrisë. Makina boje kafe është makina e Fatbardh Kadillit, i cili qendron në kembe pranë saj.
Po kështu makina tjetër, ish-makina e Parlamentit në pronësi të ish-deputetit Pal Dajci.
Kjo makinë është privatizuar nga Jozefina Topalli në interes të Pal Dajcit për shumën qesharake 800.000 leke.
Makina tjetër luksoze Benz Mercedez është makina e Ndricim Babasit.
Dy makinat e tjera janë të Luciano Bocit dhe Genc Pollos.
Me tej ish-nëndrejtori i rrugeve Lefter Kostenja dhe fillojnë me radhë të gjithe drejtorët e Bashkisë Tiranë.
Këta janë qytetarët që nuk bënë asgjë kur cmimi ishte 2000 lekë, por po ankohen tani pse cmimi është 1550 lekë", shkruan Balla në Facebook.