Balla: Referendimi i PS-së, hapja e një rruge të re

Nënkryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, shprehet në një postim në “Facebook” se “nga ora 08.00 ka filluar në të gjitha qendrat e votimit, Referendumi i Partisë Socialiste”.

Ky proces sipas tij, përveç vendimmarrjes së përbashkët për një çështje me rëndësi të veçantë, është hapja e një rruge të re në përfshirjen e çdo anëtari të familjes sone të madhe politike”.

Ky referendum, theksoi gjithashtu Balla, “u ofron të gjithë anëtarëve, të çdo moshe, gjinie, krahine apo profesioni, mundësinë që të thonë fjalën e tyre për të vulosur një përgjigje përfundimtare për një debat të brendshëm. Shumë krenar për angazhimin e të gjithë anëtarëve të partisë sonë. Pune të mbarë komioneve të votimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?