Balla sërish thirrje SPAK-ut: Nisni hetimet për Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka folur për mediat pas mbledhjes në selinë e Kuvendit.

Balla u ndal sërish te shpallja “non-grata” e kryedemokratit Sali Berisha nga SHBA dhe bëri sërish thirrje që SPAK të nisë hetimet.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim i bazuar në prova. SPAK-ut i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Është e papranueshme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim para SPAK-ut”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbremë kreu i SPAK, Arben Kraja, tha në një intervistë në RTSH se po hetohet për Sali Berishën për Gërdecin dhe për privatizimin e ish-kompleksit “ Partizani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu Kraja shtoi se po hetohet intensivisht edhe për Ilir Metën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?