Balla: Shqipëria, mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit

Deputeti socialist Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, u ka derguar një letër 3 eurodeputetëve frnacezë, të cilët kanë depozituar një rezoultë kundër antarësimit të Shqipërisë në BE.

Letra i është dërguar eurodeputetit Dominique Bilde, Steeve Briois dhe Sophie Montel

 Të nderuar kolegë parlamentarë,

“Je suis Charlie”, për tu prezantuar. Jam katër krerët fetarë shqiptarë që erdhën të marshonin në Paris në mbrojtje të lirive franceze, të nesërmen e atentateve që përgjakën Francën. “Je suis Charles”, Gjenerali që shpesh partia juaj e mban për referencë kthjelltësie dhe që përshëndeste te Shqipëria vendin mik dhe aleat, që prej 1940. “Je suis François”, mishërimi i një tradite të gjatë fetare që për ju është djepi i Europës dhe që më parë se të krijonte Francën, mbolli qysh në krye të herës farën e saj në Shqipëri: “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian ku ka të Krishterë e Myslimanë”, janë fjalët e tij.

Duke mos mundur t’i mveshni Shqipërisë epitetet e islamizmit, intolerancës, armiqësisë ndaj një tradite dhe një qytetërimi që pa pjesërisht dritën e djellit në tokën e saj të moçme, i pengoni rrugën drejt integrimit nën pretekste më pak të bujshëm: korrupsioni, instabiliteti ekonomik, pesha e trafiqeve të paligjshëm. Të këqija që në fund të fundit janë gangrena e vendeve të Europës nga Korsika në Siçili e nga periferitë e Parisit në qendër të Athinës.

Duke parë ritmin e çfrenuar të rezolutave tuaja, deklaratave e pozicionimeve kundër rimëkëmbjes së projektit europian, kuptoj se lojrat politike nuk janë mënjë art, por një zanat i zvetënuar, edhe për një parti si e juaja, lluksi i së cilës ka qënë mos të ketë kurrë rastin për të ushtruar pushtetin dhe përgjegjësitë e vërteta.

Megjithë këtë, ka lojra që në fakt janë të rrezikshme. Ndonëse Shqipëria vjen nga larg, me një të kaluar tëdhimbshme, potencialet e saj janë të paprekura: popullsi e re në moshë, pasuri hidrike dhe minerare, monedhë e qëndrueshme dhe rritje ekonomike.

Të përjashtosh Shqipërinë, thjesht për të shtuar një pikë më shumë në listën e gjatë të manifesteve për deshtimin e Europës të së ardhmes, është një llogari fort meskine, me një çmim ndoshta shumë të lartë. Shqipëria, zinxhiri i historisë në distancë të njejtë midis Romës dhe Stambollit mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit dhe përbën elementin moderues të një rajoni historikisht të trazuar.

Të godasësh pa dallim është, përgjithësisht, një strategji pa bereqet. Ëndrra europiane e Shqipërisë nuk ka nevojë për tu goditur. Këshillë prej miku: kapeni dorën e saj miqësisht dhe vllazërisht të shtrirë, si një shanc të vërtetë për rigjallërimin dhe rinovimin e Europës dhe jo si një makth artificial për të trembur votues në udhëkryq.

Vllazërisht europian,

Taulant Balla

Deputet

Kryetar i Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri

SHKARKO APP