Balla: Shqipëria, rrugë të suksesshme drejt BE

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Shqipëria ka bërë ecje progresive sa i takon përmbushjes së kërkesave si dhe zbatimit të reformave, siç është ajo e drejtësisë.

Në një prononcim për ‘News24’ Balla tha se destinacion i Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian, ndërsa ‘kritikoi’ procedurën e vendimmarrjes së këtij institucioni lidhur me vendet që pritet të anëtarësohen. Po ashtu ai tha se është e pafalshme fakti që ende popullit kosovar i është mohuar e drejta për të lëvizur lirshëm, duke liberalizuar vizat.

“Në kryeqendër të diskutimeve lidhur me të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, ku kolegë të BE, ndër to dhe Isabel Santos, dhe përfaqësues të shumë vendeve anëtare, po diskutojnë me përfaqësues të Ballkanit perëndimor atë që është konkluzioni i të gjithëve që; vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. Edhe pse brenda Ballkanit Perëndimor ka ecje me shpejtësi të ndryshme. Me rëndësi është që në fund të marsit vendimi për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por njëkohësisht dhe akordimin dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën janë të rëndësishme. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme që BE mos të mbajë fjalën e dhënë popullit të Kosovës për mosliberalizimin e vizave. E rëndësishme është që dhe vet BE besoj tashmë e ka kuptuar se duhet ndryshuar vendimmarrja brenda BE. S’mund të jetë BE i njëjtë sikur ishte me 27 vende. Mbrëmë në Këshillin Europian për diskutimin e buxhetit afatmesëm spati një vendim. Pati ngërç, tregon se BE duhet të ndryshojë sistemin e vendimmarrjes. Jetojmë në një moment të rëndësishëm për vet BE dhe garantimi i një rruge të besueshme për çdo vend që anëtarëson të integrohet në BE është në kredibilitetin e procesit. Ky proces me metodologjinë e re ka marrë një spunto, një fillim të ri. Duhet të jetë i bazuar mbi meritën. Shqipëria ka bërë një ecuri të suksesshme sa i takon përmbushjes së detyrimeve që ka pasur në rrugën e vet. Reforma në drejtësi mbetet një moment i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë. Nga më shumë se 220 prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar në këtë proces, 84 prej tyre janë shkaktuar se nuk plotësojnë kushtet e vettingun dhe 35 janë largua me dorëheqje. Më shumë se gjyma e tyre që kanë kaluar në vetting, s’janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Kjo tregon se sa e thellë ka qenë korrupsioni dhe lidhja e tyre kriminalë. Drejtësia duhet të vepronte mbi ta në radhë të parë. Për ne socialistët kjo konferencë është e lidhur me kongresin tonë që zhvillohet javën e ardhshme. Kjo konferencë i paraprinë një prej çështjeve tona, që lidhet me platformën tonë sa i përket integrimit, politikës sonë të jashtme. Javën e ardhshme kongresi dot jetë i shtrirë në tre ditë, me diskutime, dokumente të rëndësishme, që i shkojnë për shtat partisë më të madhe dhe të vetme progresiste në vend.”, tha Balla.

SHKARKO APP