Balla sulmon prokurorinë: Pse nuk hetuat Bashën për pastrim parash? Çështja do verifikohet nga SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas padisë së prokurorisë kundër Lulzim Bashës. Prokuroria dërgoi çështjen për gjykim për akuzën e falsifikimit dhe jo për financimet ruse që pretendonte PD.

Basha kritikon prokurorinë për këtë akuzë dhe merr përsipër të thotë se çështja e kreut të PD do hetohet nga SPAK, një institucion që ende nuk është vënë në funksion dhe mendohet të jetë i pandikuar nga politika.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarëve dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”.

 

SHKARKO APP