Balla-Tabaku debate në Strasburg. Ministri: Reforma Zgjedhore të nisi në shtator. Deputetja: Duhet konsensus

Sot në Strasburg po mbahet takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg.

Në fjalën e tij, Balla tha se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do të duhet një konsesus dhe pala që ai përfaqëson është e hapur që të nisi në shtator. Nga ana tjetër Tabaku tha se puna për Reformën Zgjedhore do të duhet të fillonte 10 vite më parë dhe jo në shtator.

Balla: Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me Reformën elektorale. Neve kemi diçka që mund të pajtohemi dhe të biem dakort me njëri-tjetrin. Duhet të vazhdojmë me depolitizimin e Komisioneve zgjedhore në nivelin e dytë. Duke filluar nga shtatori ne bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë lidhur me këtë çështje, duhet me një konsensus siç e kërkon reforma elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku: Nga 2013 Shqipëria nuk ka trajtuar rekomandimet prioritare te ODIHR, në Parlament nuk është diskutuar kjo reformë e plotë. Ajo që kemi bërë vitin e kaluar ka qenë thjesht zbatim i vendimt të Gjykatës Kushtetuese që ishte vonuar me një vit. Të gjitha rekomandimet prioritare nuk janë trajtuar dhe kjo detyrë nuk duhet të fillojë në shtator, por duhet të kishte filluar 10 vite më parë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen në mënyrë konsensuale, jo siç e bëri kjo qeveri në 2021-shin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit për vëzhguesit ndërkombëtar u menaxhuan me profesionalizëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?