Balla takim me ambasadorin gjerman, Karl Bergner: Trajnim i policisë rrugore sipas standardeve gjermane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se një ndër sektorët prioritarë për Shqipërinë është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor.

Mirëprita në një takim Ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner. Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme. Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor. Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele“, shkruan Balla në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?