Balla takim me Policinë e Durrësit: Kujdesin në të gjitha plazhet ta kemi me të njëjtin intensitet
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën e sotme me një takim me strukturat e Policisë së Shtetit të cilët meren me mbarëvajtjen e sezonit turistik në Durrës.
“Kam ardhur së pari t’ju falenderoj për punën e mirë që keni kryer të gjitha forcat e përfshira në këtë operacion, do ta quaja unë, mbarëkombëtar, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, por edhe t’ju kujtoj që sezoni është në kulmin e tij, sepse pushuesit do të vazhdojnë të frekuentojnë plazhet, dhe ndërkohë që jemi edhe në situatën që një pjesë e pushuesve përmes trageteve po kthehen nga Italia dhe vendet e tjera të Europës, na duhet që kujdesin në të gjitha plazhet ta kemi me të njëjtin intensitet që e kemi pasur deri më tani. Të mos mendoni që pjesa më e rëndësishme e sezonit ka mbaruar”, ka thënë ndër të tjera Balla në Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

