Balla takon profesorë e studentë shqiptarë në Universitetin e Harvardit: Diskutuam për avancimin e diasporës shqiptare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën zhvilloi një vizitë në Universitetin e Harvardit në Boston, ku mori pjesë në një takim të organizuar nga Qendra e Studimeve Europiane.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla njofton se bisedoi me profesorë dhe studentë shqiptarë mbi avancimin akademik dhe profesional të diasporës shqiptare dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Universiteti i Harvard, Qendra e Studimeve Europiane më krijoi mundësinë e një bisede frymëzuese me profesorë dhe studentë shqiptarë këtu mbi “Avancimin akademik dhe profesional të diasporës shqiptare” dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Jemi në një moment historik kurorëzimi të përpjekjeve të mëdha në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Brenda vitit 2030 Shqipëria – anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

SHKARKO APP