Balla: Ruçi, i pazëvendësueshëm në PS. Dade e Dokle u hapën rrugën të rinjve

Deputeti socialist, Taulant Balla, në një prononcim për mediat u shpreh sot se Namik Dokle dhe Arta Dade u hapën rrugë të rinjve me dorëheqjen nga kandidimi i tyre për kryesinë e re të PS.

“Z.Dokle dhe znj.Dade i hapën rrugën e të rinjve, duke dhënë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të kryesisë. Në PS ka gjithmonë një shkëmbim brezash. Një kolege shumë e nderuar, prej ditës së themelimit të PS-së, si kolegia Dade, ishte një prej kolegeve të propozuara për të qenë anëtare e kryesisë. Gjej rastin ta falenderoj për mesazhin që i dha Asamblesë së PS”, u shpreh Balla.

Ai theksoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm në PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa herë që bëhet fjalë për lista dhe pozicione mediat bëjnë atë që nuk është. Bie dakord me kryetarin e PS, me Asamblenë, nuk ka një kandidaturë tjetër që të zëvendësojë Gramoz Ruçi”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PS Balla i cilësoi fyerje deklaratat e Ben Blushit për kandidatët për anëtar kryesie të PS. Sipas tij, me të tilla qëndrime Blushi ngjan gjithnjë edhe më shumë me Saliun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?