Balla u përgjigjet akuzave nëse ka darkuar me Lulzim Bashën: Rastisëm në një vaki familjare

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka mohuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka darkuar me Lulzim Basha dhe kryebashkiakun Erion Veliajn.

Në një konferencë për mediat, Balla i ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur se kjo është një tjetër shpifje dhe mashtrim i Berishës.

Unë dua të sqaroj që asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Sali Berisha është një rishfaqje e 30 vjetëve të Sali Berishës i cili vetëm me gënjeshtra shpifje dhe mashtrime ka lënë trashëgiminë e vet politike“, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rasti në fjalë ka qenë në një vizitë në familjen e një miku të vyer, kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë. Kam rastisur me njerëz të rreshtuar krah Sali Berishës”, shtoi më tej Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?