Balla uron ditëlindjen e PS me video-mesazh: Forca kryesore politike në vend, gjithmonë në kahun e duhur të historisë
Taulant Balla ka uruar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste.
Me anë të një videomesazhi Balla thekson se PS është forca kryesore e vendit për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mesazhi i plotë i Taulant Ballës
12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste🌹🇦🇱, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë👐🏼🇦🇱
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale👍🇦🇱🇪🇺