Balla viziton në spital dy turistët që ishin bllokuar në Malin e Korabit: Si në shtëpinë dhe besën e shqiptarit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar në Spitalin e Traumës në Tiranë, dy turistët zviceranë që u shpëtuan pas një aksioni të koordinuar të disa strukturave shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, të bllokuar nga bora në një zonë të vështirë të malit të Korabit.

“Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit. Ka përfunduar me sukses shpëtimi i dy turistëve zviceranë, të bllokuar në Malin e Korabit, njëri prej te cilëve kishte dëmtuar gjymtyrët e poshtme për shkak të një orteku dëbore. Mirënjohje forcave të Policisë së Shtetit, të Policisë së Kosovës, Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR, pa angazhimin e të cilëve nuk do të ishte bërë i mundur ky operacion i vështirë shpëtimi”,-shkruan Balla.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan gjithashtu forca të policisë së rendit, të policisë kufitare, banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës.

SHKARKO APP