Balla ”zbulon” datën për zgjedhjet në 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025. Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 maj.

”Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai. Ditët e fundit partitë si PD dhe PS kanë vendosur edhe drejtuesit politikë për 12 qarqet, ku Balla do të jetë drejtues për votën e diasporës.

Zbulimi i datës është ekskluziviteti i Presidentit të Republikës.

 

SHKARKO APP