Balla: Zgjedhjet e PS-së në Elbasan, të rregullta
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë pjesë sot në takimin zgjedhor për kryetarin e ri te PS-se në qytetin e Elbasanit, Ardit Demiri.
“Në kuadër të takimeve për zgjedhjen e kryetarëve të Partisë Socialiste në bashkitë e reja, sot u ndala në qytetin e Elbasanit”, shkruan Taulant Balla ne Facebook.
Ai pohon se “si drejtues politik i Rajonit Elbasan-Korçë falenderoj anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Bashkisë Elbasan për pjesëmarrjen, inkurajimin dhe mbështetjen e treguar ndaj procesit zgjedhor dhe veçanërisht ndaj Kryetarit të ri të PS për Elbasanin Ardit Demiri, i cili mori 230 vota nga 233 anëtarë që morën pjesë në votim”.
“Elbasani i njerëzve punëtorë dhe i socialistëve të ndershëm, ashtu si në procesin e ristrukturimit të Partisë, edhe në procesin për zgjedhjen e Kryetarëve te rinj tregoi sërish se është në pararojë të aplikimit të modeleve të suksesshme të organizimit dhe drejtimit të partisë. Proces i hapur, transparent dhe i rregullt”, shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

