Ballafaqimi i dytë me Bamin, Toma mbërrin në Prokurori

Deputeti socialist Tom Doshi mbërriti para pak minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sot do të bëhet një ballafaqim i dytë i tij me Durim Bamin, personin që Doshi pretendon se do të kryente ekzekutimin e tij dhe kolegut Mëhill Fufi. Seanca e parë e ballafaqimit mes tyre u bë një ditë më parë, ku sic u raportua, grupi hetimor e ka lënë vetëm për gati një orë Doshin dhe Bamin, në përpjekje për të kapur dicka nga biseda mes tyre. Ata kanë qenë gjatë gjithë kohës nën përgjim. Në dëshminë e djeshme, Doshi i ka qëndruar besnik dëshmisë së bërë më herët, ndërsa Durim Bami ka thënë se e gjithë kjo histori ka qenë një sajesë e Doshit. Pritet që të dhëna më të plota rreth dosjes “Doshi” të dalin pas verifikimit të tabulateve telefonike të Doshit, Frrokut, Skënderit dhe Bamit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?