Ballist Morina nesër në shesh krah Presidentit Meta, ja thirrja që bën

Ballist Morina, heroi i ngjarjes së Beogradit ka bërë të ditur se do vijë më 2 mars në Tiranë, për t”iu bashkuar manifestimit të thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Morina bën thirrje të gjithëve për krahjen e Kreut të Shtetit. Ballisti jeton në Itali dhe i shpëtoi burgimit në Serbi për shkak të trazirave që shkaktoi në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41 të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.

Një ditë para manifestimit të 2 marsit, mëngjesin e kësaj të diele, Presidenti Ilir Meta vijon të bëj thirrje për pjesëmarrja masive për të cilin thotë se bëhet për të mbrojtur Kushtetutën. Kreu i Shtetit ka publikuar një video të 30 viteve më parë të Lëvizjes Studentore dhe përmes saj iu kërkon të gjithëve të bashkohen në “Besëlidhjen e dytë” që bota të dëgjojë thirrjen e popullit shqiptar.

“Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë. Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik”.

SHKARKO APP