Balliu: Budenstagu i thotë lufto krimin, Rama lufton banorët e Unazës

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar vendimin e gjykatës së Tiranës për lënien në burg të tre të arrestuarve të “Unazës së Re”, të cilin e quan vendim politik të kryeministrit Edi Rama. Në studion e lajmeve të “Ora News”, ai tha se djali i gjyqtarit është në PS, ndërsa theksoi se kryeministri Rama në vend që të luftojë krimin lufton banorët e Unazës.

“Asnjë deputet socialist nuk ka shkuar për ti takuar. Më parë ka qenë Sajmir Tahiri dhe tani Blerina Gjylameti. Do ketë kohë policia e Shtetit të rrijë çdo ditë aty, sepse ne do jemi aty çdo ditë. Gjyqtari që i dënoi sot ka djalin në PS. Ka marrë vendim politik. Të ndalosh protesta është jo vetëm politik, por idelologjik dhe ideologjia e tyre është komunizmi. Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, Rama lufton banorët e Unazës”.

Balliu shtoi se burgimi i qytetarëve është çnjerëzor. Ai shtoi se protestat janë të ligjshme dhe se policia është njoftuar. “Burgimi qyetarëve të ndershëm është çnjerëzor me urdhër politik nga një regjim diktatorial. Është arrestim i turpshëm. Nuk ka lidhje vetëm me banorët e Unazës por me gjithë shqiptarët. Protesta është e ligjshme dhe ne kemi njoftuar policinë. Ligji e ka njofto dhe kaq. Dhe ne i kemi njoftuar. Vetëm qytetarët janë në burg, Valdrin Pjetrin nuk e kemi në burg. Kjo do të thotë se ka rënë shteti, pikërisht për këtë arsye nuk hapen negociatat”.

SHKARKO APP